Quantcast
Channel: Flughafen Pristina – airkosova.net
Viewing all articles
Browse latest Browse all 31

Kompanite shesin bileta ne menyre te pa kontrolluar!

$
0
0

airkosovaflight

Dhjetëra qytetarë të Kosovës janë mashtruar të dielën në mbrëmje nga një kompani fluturimi që kishte destinacion Gjermaninë.

Qytetarët, të revoltuar, kanë bllokuar hapësirën e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në pjesën ku dorëzohen bagazhet dhe bëhet kontrolli i pasaportave.

Dëshmitarët i kanë thënë “Tribunës”, të dielën rreth orës 22:30, se ata nuk do të largohen nga aty pa marrë një përgjigje nga kompanitë që i kanë blerë biletat për linjën Prishtinë-Hanover.

Kohët e fundit janë shënuar disa incidente të tilla, sidomos me kompaninë e fluturimeve “Belle Air” e cila ka shitur më shumë bileta sesa vende në aeroplan.

Avio kompania “Belle Air” ka lënë të shtunën qindra udhëtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që numri i biletave të shitura ka qenë shumë më i madh se numri i karrigeve që ka avioni i kësaj kompanie.

Po ashtu, situatë e njëjtë si kjo ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku udhëtaret që kanë blerë bileta te kjo kompani, kanë pritur më orë të tëra në Aeroport për të fluturuar, por një gjë e tillë ka ndodhur tek deri në orët e vona të mbrëmjes, shkruan gazeta “Zëri”.

Udhëtarët e shumtë që kanë pritur më orë të tëra në Aeroport akuzojnë kompaninë për mashtrim, pasi që vonesat e tilla atyre po iu kushtojnë me humbjen e vendeve të punës.

“Kjo është kompani mashtruese. Neve si udhëtarë po na dëmton tej mase”, tha njeri nga udhëtarët e shumtë që ishte duke pritur për të udhëtuar.

Në anën tjetër, zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës jo zyrtarisht konfirmojnë se shumë udhëtarë kanë mbetur në Aeroport, ngase kompania nuk ka pasur vende në avion, ndërkaq paratë i ka marrë nga qytetarët.

“Qytetaret që kanë pasur me udhëtuar në mëngjes do të udhëtojnë në orët e vona të mbrëmjes” bën të ditur burimi i gazetës brenda Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 31


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>